VIDEO / Bashkia publikon pamjet, ja si duket shkolla “Andrea Stefani” te Dogana

Zona e Astirit në Tiranë do të ketë shumë shpejt një shkollë të re 9-vjeçare, me parashkollor, të dizajnuar nga arkitekti i njohur italian, Stefano Boeri. Shkolla, e cila po ndërtohet afër rrethrrotullimit “Shqiponja”, do të mbajë emrin e gazetarit dhe publicistit, Andrea Stefani, i ndarë nga jeta në vitin 2016.
“Shkolla e re “Andrea Stefani”, e madhe, e bukur dhe super komode për zhvillimin e procesit mësimor. Një tjetër shkollë i shtohet zonës së Laprakës, te Dogana”, shkruan Veliaj.
Ajo do t’u shërbejë mbi 1 mijë nxënësve të komunitetit të Astirit dhe Doganës, dhe është një kërkesë e hershme e banorëve. Shkolla e re pritet të ulë edhe numrin e nxënësve në shkollat e tjera të Kryeqytetit.
Bashkia e Tirana ka publikuar mëngjesin e kësaj të hëne pamjet e punimeve për shkollën e re që do të mbajë emrin e Andrea Stafanit. Pamje që tregojnë se pjesa më e madhe e punimeve ka përfunduar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?