VIDEO/ Burg ”lundrues” dhe çnjerëzor, godina ku po qëndrojnë azilkërkuesit shqiptarë në Britani
DailyMail ka publikuar video nga vendstrehimi ku do të qëndrojnë azilkërkuesit, mes tyre edhe shqiptarë. Godina 3-katëshe, e rrethuar nga deti, është sa një fushë futbolli dhe ka 222 dhoma gjumi me banjo, një palestër dhe një mensë 24-orëshe. Azilkërkuesit do të marrin pjesë në aktivitete duke përfshirë kriketin, çiklizmin, shëtitjet në fshatin Dorset.
Autobusët çdo orë nga ora 7 e mëngjesit deri në 23:00 do t’i transportojnë burrat në Weymouth, një vendpushim bregdetar aty pranë me një plazh, flotë anijesh peshkimi dhe marinë. Nëse humbasin autobusin e orës 23:00 për në godinë, ofrohen taksi falas duke telefonuar një numër të veçantë. Përveç ushqimit, akomodimit dhe transportit falas, çdo azilkërkuesi i jepen 9,58 £ në javë para xhepi.
Midis azilkërkuesve ka njerëz që janë me aftësi të kufizuara, që i kanë mbijetuar torturave dhe skllavërisë moderne dhe që kanë pasur përvoja traumatike. “Të strehosh çdo qenie njerëzore në një “burg pothuajse lundrues” si Bibby Stockholm është çnjerëzore”.
KOHA JONË SONDAZH

