VIDEO/ Dalin pamjet e vendit të përplasjes me armë me policinë në Fier

Forca të shumta të policisë së rendit, repartit Shqiponja dhe FNSH-së kanë shkuar në vendin ku u gjet lënda narkotike e mbjellë në kubik dhe ndodhi përplasja me armë e policisë dhe 29- vjeçarit nga Patosi, Greseld Shpataraku.

Uniformat blu po bëjnë krehjen e zonës, ndërsa në terren ndodhen krerët e Policisë së Fierit.

Menjëherë pas ngjarjes, bëhet me dije se SHCBA, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit po kryejnë hetimin për grupin që zhvillonte kontrollin rutinë në territor, i cili zbuloi dhe lëndën narkotike të mbjellë në kubik dhe më pas, ndodhi dhe përplasja me armë, që solli plagosjen e Shpatarakut.

Do të hetohet në lidhje me dinamikën e ngjarjes.

29-vjeçari Greseld Shpataraku, aktualisht ndodhet në reanimacionin e spitalit të Fierit nën kujdesin e mjekëve.

© SYRI.net

SHKARKO APP