Video e çiftit të moshuar që po çan rrjetet sociale

Juria dhe audienca e shfaqjes “America’s Got Talent’ kanë mbetur të shokuar nga kërcimi i një çifti që bën lëvizje provokuese në skenë.

Celina, 64 vjeçe dhe Filiberto, 70 vjeç nga Kuba performuan një pjesë nga kënga “Talk dirty” e Jason Derulo për të treguar talentin e tyre.

Në fillim e nisën me lëvizje romantike dhe përfunduan me disa momente intime. Nuk munguan puthjet dhe më pas koreografia pasionante i shokoi të gjithë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse të moshuar, ata ia dolën të kërcenin si të ishin të rinj. Në fund të performancës dëgjohet një thënie nga prezantuesja Tyra Banks: “Kjo është dashuria që kërkoj.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dy ia dolën që të kalonin në fazën tjetër me 3 pëlqime dhe 1 kundërshtim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?