E frikshme: Në ‘Rrugën e Kombit’ një kamion ecën me shpejtësi në sens të kundërt – VIDEO

Një tjetër çmenduri në rrugët e Shqipërisë. Një makinë ecën në sensin e kundërt të lëvizjes në autostradë dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë autoveturë por për një kamion.

Në videon e siguruar nga Balkanweb, një tjetër përdorues i autostradës ka filmuar kamionin që ‘serbes’ udhëton në autostradë, ndërsa përballë tij vijnë makina të tjera.

E sigurisht që policia nuk ka parë gjë. Një tjetër rast u denoncuar më 19 tetor ku një automjet me shpejtësi udhëtonte në një tjetër autostradë në sens të kundërt duke eksperimentuar me jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se më 13 tetor një aksident fatal ku humbën jetën 3 vajza ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, pikërisht pasi një ‘kamikaz’ tjetër Dashnor Deliallisi udhëtonte me mbi 150 km/h dhe në kah të kundërt. Në aksident humbi jetën edhe vetë drejtuesi i mjetit.

Swiss Digital Mobile Reklama
Çfarë mund të ketë më të rrezikshme se një kamion në sens të kundërt në ‘Rrugën e Kombit’?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?