Publikohet për herë të parë video e momentit kur policia merr të vdekur Lear Kurtin

Sali Berisha ka publikuar videon e momentit tragjik kur transportohet i vdekur Lear Kurti, nga forcat e policisë.

Nga policia u tha se ai kishte vdekur në spital, por video tregon të kundërten. Ndërkohë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, M. Rrumbullaku ka deklaruar se janë pezulluar punonjësit e policisë në këtë rast deri sa të zbardhet nga prokuroria dhe gjykata.

Emisioni “Review” në Euronews Albania, ka siguruar pamjet ekskluzive të itinerarit të shoqërimit nga policia të Lear Kurtit, i cili humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës (19 tetor).

Siç shihet në pamje policia ka qenë duke patrulluar në rrugë, ndërkohë më pas shfaqet Kurti, i cili po kalonte në rrugë me telefon në dorë, që siç duket po fliste me dikë.

Më pas shihet momenti kur dy policë njëri pas tjetrin fillojnë e ndjekin me vrap 32-vjeçarin.

Ata e kanë ndjekur për 200 metra, deri në momentin që e kanë neutralizuar në rrugën e ‘Don Boskos’.

Ndërkohë më vonë kreu i PD-së Sali Berisa ka ndarë momentin kur policia ka neutralizuar Kurtin, ku ky i fundit duket pa ndjenja.

Kurti më pas është transportuar për në komisariatin nr,3 ku dhe ka shfaqur probleme shëndetësore.

Kurti sipas informacioneve, ka mbërritur pa shenja jeta në spitalin e Traumës.

Laer Kurti, 32vjeç ndërroi jetë, mbrëmjen e së mërkurës (19 tetor) pasi u shoqërua në komisariatin nr.3 në kryeqytet.

Përmes një njoftimi, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tha se mbrëmjen e 19 tetorit, gjatë patrullimit në Rr. “Riza Çuka” në zonën e Laprakës, efektivët kanë konstatuar Laert Kurtin duke qëndruar përpara një biznesi privat, për të cilin kushtet dhe rrethanat diktonin nevojën e një verifikimi.

Në momentin kur punonjësit e Policisë, i kanë kërkuar dokumentin e identifikimit, Kurti është larguar me vrap, duke mos iu bindur thirrjeve të njëpasnjëshme të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Pasi ka vrapuar për rreth 200 metra, i ndjekur nga patrulla e Policisë, mes rrugicave midis rrugës “Riza Çuka” dhe “Don Bosko”, ai është kapur dhe ndaluar nga punonjësit e Policisë, vend në të cilin kanë qëndruar 7 minuta.

I riu u shoqërua në komisariat dhe hetimi paraprak del në përfundimin se ai humbi jetën për shkak se ka gëlltitur një qese me drogë, për t’iu shmangur kapjes nga policia.

 

SHKARKO APP