Video e rëndë/ Pasi vret vëllain dhe kunatën, Arseni largohet i qetë në këmbë

Dritan dhe Nora Muskurti mbetëm viktima të krimit në familje. Çifti i bashkëshortëve, u vranë këtë pasdite nga Arsen (Hamza) Muskurti. Siç shihet në pamje, ai me gjakftotësi ka dalë nga biznesi ku vrau vëllanë dhe kunatën dhe largohet me shumë qetësi në këmbë.

Ngjarja dyshohet se ka nisur pas një konflikti familjar lidhur me një agjenci turistike dhe sulme të vazhdueshme në rrjete sociale. Vëllezërit kanë qenë ortak në biznes dikur por konfliktet nuk ndaleshin.

Në profilin e autorit të ngjarjes në Facebook, ai akuzon kunatën e tij se fshihet pas një profili fals, e cila e akuzon për lidhje jashtëmartesore. Çifti Dritan dhe Nora Muskurti kanë lënë pas tre fëmijë.

SHKARKO APP