Video e “Stop”, pranga magazinierit dhe rojes së Rezervave të Shtetit

Nga Seksioni për Korrupsionin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Task Force në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bazuar në pamjet filmike të transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, u bë ndalimi i shtetasve:

  • Ervis Lako, 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë magazinier në Drejtorinë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit Tiranë.
  • Arben Topçiu, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë roje në Drejtorinë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Ervis Lako, gjatë ushtrimit të detyrës së tij si magazinier në Drejtorinë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit Tiranë, i ka kërkuar dhe marrë shumën prej 10.000 lekë të reja një shtetasi, për ti shitur një motorr Vespa, që ndodhej i sekuestruar në Drejtorinë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit Tiranë.

Për realizimin e kësaj vepre penale, ka bashkëpunuar edhe me rojen e kësaj drejtorie, shtetasin Arben Topçiu, i cili ka lejuar daljen e motorrit pa dokumentacionin përkatës dhe pa e regjistruar në regjistrin përkatës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?