VIDEO/Festa e mbështetësve të Frrokaj pas vendimit të Gjykatës

Pas dhënies së masës së sigurisë “Arrest shtëpie”, për kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, mbështetësit e këtij të fundit nuk e kanë “lenë në baltë” as ditën e gjyqit.

Pavarësisht shiut dhe motit të keq, me orë të tëra, qindra mbështetës kanë pritur nisjen e seancës dhe më pas daljen e Frrokajt nga ambientet e Gjykatës.

Me thirrjet: “Rroftë drejtësia, rroftë Frani”, qytetarët e Lezhës kanë krijuar një atmosferë të ngjashme me një miting elektoral.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
MBESHTETESIT E FRAN FRROKAJ

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?