VIDEO/ Gent Progni flet nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar
Eksperti i IT-së dhe një nga figurat kryesore të protestës, Gent Progni, është mes mbi 20 protestuesve të ndaluar pas tensioneve të ndodhura në protestën e organizuara para Kuvendit.
Në një video të filmuar, nga dritarja e qelisë Progni akuzon se është dhunuar ndërsa arrestohej, edhe pse ka qenë i prangosur dhe nuk kishte asnjë mundësi për të bërë rezistencë.
”Bodyguard-at e Ulsi Manjës na kanë gjuajtur. Saimir Koka, punonjës i Vip Security dhe pronari më ka qëlluar pa pushim. Kisha duart poshtë nuk kemi bërë asnjë rezistencë. Edhe kur më arrestuan dhe unë isha me pranga më kanë qëlluar me shkelma nga pas. Na akuzojnë për prishje të qetësisë publike dhe të pronës publike. Rama në burg Berisha në burg”, dëgjohet të thotë ai.
KOHA JONË SONDAZH
Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?
Results
Vota totale: 3881

