Video/ Hiqeshin si tregtarë pakicë, arrestohen për kontrabandë dy persona
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”.
“Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar operacionin e koduar “Kamuflimi”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit:
P., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe P. S., 49 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur, u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm që bënë fjalë për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë Industriale”, “Fshehja të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Këta shtetas, pa nipt e pa u regjistruar fare në QKB, nën kamuflimin e bizneseve private si tregtar pakice, kanë mundur të fusin një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit S.B, banues në Tiranë, ku për shkak të hetimit nuk jepen të detaje të tjera.
Në cilësinë e provës materiale në funksion të këtij procedimi u sekuestrua;
1.440 (një mijë e katërqind e dyzetë) pije freskuese, 12.000 pako çimçakiza , 77.000 kuti , 750 paketa, 64 pako duhan i grirë, një automjet dhe tre aparate celular”, sqaron policia në njoftim.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/290349501904801/
KOHA JONË SONDAZH

