VIDEO/ I nxehti në vend, policia bashkiake në Shkodër shpërndan shishe me ujë tek qytetarët

Në këtë valë të nxehti që ka përfshirë vendin, një gjest human dhe sensibilizues është bërë nga policia bashkiake e qytetit të Shkodrës. Efektivë të policisë bashkiake në Shkodër u kanë qendruar pranë banorëve të qytetit duke u shpërndarë ujë për t’u bërë ballë temperaturave ekstreme. Kreu i bashkisë së Shkodrës Benet beci ndau pamje teksa efektivë të policisë bashkiake u shpërndajnë ujë qytetarëve. “Mirënjohje për shembullin që përcjellin”, shkruan Beci në një postim në rrjetet sociale. Prej ditësh vendi është përfshirë nga një valë e të nxehtit me temperatura shumë të larta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?