Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 08:01 Antonio Conte te Interi: misioni ishte të rrëzonim Juventusin, Marotta më tha se mund ta mundim Antonio Conte tregon se si e përmirësoi Lukakun me makinën e topave dhe Vanolin, dhe zbulon se Marotta i tha se mund të mposhtte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Video intime? Zv/ministri Erlind Sulo padit blogeren dhe gazetarin: Nuk kam asgjë për të fshehur

Aktualitet E diel, 25 Tetor 2026 20:15
Video intime? Zv/ministri Erlind Sulo padit blogeren dhe gazetarin: Nuk kam asgjë për të fshehur
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë i drejtohet gjykatës pas publikimeve që e lidhin me një video intime. Sulo mohon të jetë personi që shfaqet në video dhe paralajmëron se do ta ndjekë çështjen deri në fund. Sulo ka ndërmarrë hapa ligjorë ndaj Senajda Kelmendit dhe Elton Tozajt, pas publikimeve dhe komenteve në rrjetet sociale që, sipas tij, kanë lidhur emrin e tij me një video intime. Përmes një reagimi publik, Sulo i ka cilësuar pretendimet si të pavërteta, duke mohuar kategorikisht se është personi që shfaqet në videon që po qarkullon në rrjetet sociale.

Postimi i plotë

Prej dy ditësh jam vënë në dijeni se në rrjetet sociale po qarkullon një video intime e dy personave, e cila, përmes komenteve dhe publikimeve të ndryshme, është lidhur me emrin tim, duke pretenduar se në të shfaqem unë së bashku me një ish-banore të Big Brother. Nuk do të kisha menduar kurrë se do të më duhej të bëja një reagim publik për diçka të tillë. Aq më tepër kur mjafton ta shohësh atë video për të kuptuar se personi që shfaqet në të nuk jam unë. Për këdo që më njeh, kjo është lehtësisht e dallueshme dhe nuk lë vend për asnjë dyshim. Integriteti profesional, dinjiteti moral dhe pastërtia e figurës për t’i shërbyer detyrës janë parimet e jetës time.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E kuptoj që pozicionet politike vijnë me një kosto personale, por ka një vijë të kuqe, aq më tepër kur bëhet fjalë për prishje të imazhit dhe figurës së një individi, bazuar në sajesë, mashtrim dhe keqdashësi për arsye audience apo dhe qëllime të tjera. Por ajo që më ka shtyrë të reagoj sot nuk është nevoja për të sqaruar diçka kaq të dukshme. Është mënyra se si emri im është përdorur dhe përhapur në rrjetet sociale, pa asnjë përgjegjësi për pasojat që sjell një veprim i tillë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në publikimet dhe komentet e bëra nga Senajda Kelmendi dhe Elton Tozaj, emri im është lidhur me këtë video, duke më identifikuar edhe përmes detyrës që mbaj si Zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Përtej çdo funksioni publik, unë kam një familje, të cilët këto ditë janë përballur me një shqetësim krejtësisht të panevojshëm.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Para 2 orësh
Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë

Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë

Para 2 orësh
Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 ...

Para 9 orësh

Nuk kam ndërmend të merrem me thashetheme dhe as të bëhem pjesë e kësaj mënyre komunikimi publik. Por nuk mund të pranoj që emri im, dinjiteti im personal dhe qetësia e familjes sime të përdoren në këtë mënyrë. Për këtë arsye, sot kam përgatitur kërkesën për gjykim ndaj dy personave të sipërpërmendur dhe do t’i drejtohem gjykatës kompetente. Do të ndjek çdo hap ligjor deri në fund, sepse besoj se liria e fjalës nuk mund të shërbejë si justifikim për të cenuar dinjitetin dhe reputacionin e një njeriu. Nuk është çështje detyre, pozicioni apo karriere. Është çështje dinjiteti njerëzor dhe respekti për familjen.

Nuk kam asgjë për të fshehur dhe asgjë për të justifikuar. Nuk jam unë personi në atë video, dhe këtë mund ta kuptojë lehtësisht kushdo që më njeh.

Ajo që nuk mund të kalojë në heshtje është lehtësia me të cilën mund të përdoret emri i dikujt për të krijuar një histori të pavërtetë, pa menduar qoftë edhe për një çast se pas atij emri ka një jetë, një familje dhe njerëz që lëndohen.

Pikërisht për këtë kam vendosur të reagoj.

View this post on Instagram

A post shared by Erlind Sulo (@erlind_sulo)

Etiketat e lidhura

Erlind Sulo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Antonio Conte te Interi: misioni ishte të rrëzonim Juventusin, Marotta më tha se mund ta mundim
Para 27 minutash

Antonio Conte te Interi: misioni ishte të rrëzonim Juventusin, Marotta më tha se mund ta mundim

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë
Para 2 orësh

Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 11 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 9 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 11 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 9 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.