VIDEO, Ja si u grabit kompania “Neranxi”

Pasditen e sotme, 2 persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur kompanine “NERANXI” në autostradën Tiranë-Durrës.Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:00, ku grabitësit kanë mundur të marrin xhiron ditore prej 123 mije lekesh e 82 euro dhe më pas janë larguar me një mjet tip “Benz”, gri me targa fallco  në drejtim të paditur.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike të marra nga kamerat e sigurisë. Në pamje duket qartë makina Mercedes-Benz ngjyrë gri, e cila hyn brenda në hyrjen kryesore të “Neranxit”, duke bllokuar edhe rrugën që të mos kalonte askush.

Të dy drejtohen drejt derës kryesore.Njëri godet rojen me shkop bejsbolli. Më pas sëbashku me personin tjetër që mbante në dorë një kallashnikov hyjnë në marketin e Neranxit duke traumatizuar punonjësit gjatë grabitjes.

Pasi kanë kryer grabitjen, dy grabitësit kanë hyrë në makinën e tyre tip “Benz” në të cilën ndodhej bashkëpunëtori i tyre që kishte bllokuar derën që të mos mbyllej me makinën.

Nga ana e bluve po punohet per kapjen  e autoreve.N ë të dyja krahët e autostradës dhe në të gjitha rrugët dytësore që lidhen me autostradën, janë ngritur postoblloqe.

Për të parë videon klikoni KETU

SHKARKO APP