Video/ Jorida Tabaku përball Ramën me faktet: Punon për jahtet luksoze, jo për qytetarët!

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, shkruan në “Facebook” se qeveria e Edi Ramës nuk ka punuar asnjë ditë për qytetarët dhe s’ka qenë asnjëherë qeveria e tyre.

Tabaku publikon një video, ku shfaqet një deklaratë e kryeministrit Edi Rama, i cili cili thotë “shitini jahtet dhe paguani dritat, ose shitni vilën e tretë a të katërt”, ndërsa shton se kjo ishte propagandë, pasi pak ditë më vonë ai dërgoi në Parlament një projektigj për të përjsahtuar nga TVSH importin e jahteve, ndërsa nuk i fal TVSH për bizneset në vështirësi.

“Kjo qeveri nuk ka punuar asnjë ditë për qytetarët, nuk ka qenë asnjëherë një qeveri e tyre. Ajo ka punuar përherë për armiqtë e tregut të lirë dhe demokracisë. Sado propaganda shurdhuese ka thërritur të kundërtën e vërteta ka treguar me gisht qeverinë e jahteve. Përditë e më shumë dhe përherë e më qartë”, shkruan Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?