VIDEO/ Kanabisi – Të tjera parcela gjenden në Nivicë të Tepelenës, dy të arrestuar. Ja emrat
Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se ishin pronarë të parcelave me kanabis ku u gjetën 1750 rrënjë. Operacioni është bërë sërish në Tepelenë.Gjatë kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në vendet e quajtura ‘Gropa e Batës’ dhe ‘Kurtes’ në fshatin Nivicë, kishte të kultivuara bimë narkotike kanabis, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u zhvillua dhe u finalizua operacioni policor anti-kanabis ‘Kurtes’.
Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar, nga shërbimet e Policisë u gjetën të kultivuara në tokë të hapur rishtas 1750 bimë kanabis.
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
Demo Zana, 22 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë.
Agim Zana, 42 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

