Video/ “Kemi ngelur rrugëve”, një grup shqiptarësh të bllokuar në doganën serbe për shkak të masave kundër Covid 19
Mbyllja e kufijve për shkak të Covid 19, ka bllokuar mjaft shqiptarë të cilët për arsye të ndryshme kanë udhëtuar janë Shqipërisë ditët e fundit.
Disa prej tyre kanë telefonuar në redaksinë e ‘BalkanWeb’, duke kërkuar ndihmë nga autoritetet, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për ta.
Ata shprehen se ndodhen në kufirin serb, i cili është i mbyllur për shkak të masa të ndërmarra nga qeveritë respektive me qëllim mos përhapjen e koronavirusit.
Ata deklarojnë se kanë udhëtuar nëpër disa shtete të Europës si, Belgjikë, Zvicër, Gjermani, Austri, Hungari ku i janë nënshtruar kontrollove për Covid19 dhe pasi kanë rezultuar pa probleme janë lejuar të kalojnë, por kanë hasur në pengesën e doganës serbe, ndërsa tashmë gjenden mes katër rrugëve dhe pa një zgjidhje.