VIDEO/ Këngë popullorë për SHBA-të dhe reformën në drejtësi

Ambasadori Donald Lu çoi në një tjetër nivel përpjekjet për miratimin e reformës në drejtësi. Mëngjesin e së martës ai iu bashkua një grupi qytetarësh që protestonin para godinës së Kuvendit për kalimin e kësaj reforme.

Lu foli për pasoja të rënda nëse reforma nuk kalon në seancën e së enjtes dhe se kishte njoftuar partitë politike për këto pasoja.

Megjithatë, pavarësisht këtyre paralajmërimeve, që janë më të drejtpërdrejtat dhe më të ashprat, por jo të parat, Donald Lu nuk ka marrë asnjë garanci nga klasa politike, por të paktën mori një surprizë nga disa qytetarë që kanë kënduar një këngë polifonike kushtuar Shteteve të Bashkuara dhe reformës në drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

VIDEO

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?