VIDEO/ Kjo nuk është parë kurrë, sherr masiv në dasmë. Rrihen dasmorët me grushta dhe tavolina

Ishin mbledhur për gëzim, por një sherr masiv shpërtheu në një dasmë. Ngjarja ka ndodhur në Manchester (Britani) më 24 gusht.

Dasma madhështore ishte duke u mbajtur në ”Regent Hall”, kur një burrë iu afrua një të ftuari dhe e goditi atë. Kaq mjaftoi dhe nisi një sherr masiv, i cili ka zgjatur për disa minuta, deri në ndërhyrjen e forcave të policisë.

Shkaqet e nisjes së sherrit janë ende të paqarta, ndërsa policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një nga të ftuarit pasi ka sulmuar fizikisht edhe një nga oficerët e policisë.

SHKARKO APP