VIDEO / Klipi i ri, “TIRANA SESSIONS” bashkon Kamela Islamaj me Liceun Artistik

Me thjeshtësinë që e karakterizon, Kamela Islamaj ka ardhur këtë verë me një videoklip të ri. Bëhet fjalë për këngën “Jetoj pa ty” e cila vjen për të dashuruarit pas muzikës përmes tingujve të kitarës, ndërsa si sfond është përzgjedhur Liceu Artistik “Jordan Misja”, i transformuar sëfundmi nga Bashkia e Tiranës në një mjedis të denjë ku dalin talentet e reja të artit shqiptar.

“TIRANA SESSIONS ka bashkuar këtë herë Kamela Islamaj me Liceun Artistik “Jordan Misja”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në Facebook.

Ky klip është pjesë e nismës së Bashkisë së Tiranës për të promovuar përmes këngëtarëve më të njohur të muzikës shqiptare vendet atraktive të kryeqytetit shqiptar, ku ndërthuret tradita dhe modernia njëkohësisht, si simbol i zhvillimit të kryeqytetit të shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/10155639834601926/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?