VIDEO/ Koçiu: Shqipëria strehë për familjen nga Gaza, trajtim shëndetësor për fëmijën 1 vjeç

Mbrëmjen e të mërkurës u krye evakuimi për ofrimin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri për një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau pamjet e mbërritjes së fëmijës së vogël me avion në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe transportimin i tij në Spital Universitar “Nënë Tereza”, ku mori dhe kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

“Një familje e shpërngulur nga Gaza ka gjetur një strehë të sigurtë dhe të ngrohtë në Shqipëri. Fëmija 1 vjeç, i cili kishte nevojë të menjëhershme për trajtim mjekësor, është duke u asistuar me shumë sukses nga stafi i QSUN. Falënderime OBSH-së, Bashkimit Europian, Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore dhe zyrtarëve nga Ministria e Brendshme për kontributet e tyre në këtë mision humanitar”.

Fëmija aktualisht po merr kujdesin mjekësor në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, ndërsa babai, vëllai dhe motra janë akomoduar në qendrën e refugjatëve në Babrru të Tiranës. Familja është vendosur nën kujdes të plotë nga qendra e refugjatë ku i janë ofruar të gjitha shërbimet dhe ku po merr dhe trajtim me psikolog.

SHKARKO APP