VIDEO/ Krismat në Vlorë, policia kufitare kapi autorin

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me krismat e pistoletës të dëgjuar në Vlorë rreth orës 19:00.

Sipas Policisë së Vlorës, është qëlluar me armë në ajër, ndërsa nuk ka persona të lënduar.

Nga policia janë shoqëruar dy persona, të cilët po pyeten në lidhje me ngjarjen.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Qëlloi me armë zjarri në ajër, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari.

Sekuestrohet edhe arma e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër.

Shoqërohet në Polici edhe shoku i 26-vjeçarit që ishte me të.

Patrulla e Policisë Kufitare në Triport Vlorë, rreth orës 19:00, në afërsi të  Triportit, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe menjëherë ka kërkuar ndihmën e Policisë së Rendit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, të cilat falë reagimit në kohë bënë kapjen në flagrancë të shtetasve E. Ç., 26 vjeç dhe F. Z., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u sekuestrua dhe një armë zjarri pistoletë që e kishte shtetasi E. Ç., e cila dyshohet të jetë arma me të cilën ai ka qëlluar në ajër.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP