VIDEO/ Kryebashkiaku Qosja i përgjigjet Ballës: Mos u merr me Bashkinë e Kavajës, por me dështimet e qeverisë

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, i është kundërpërgjigjur drejtuesit politik të PS-së për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, pasi ky i fundit kritikoi nisjen e punimeve në bulevardin kryesor të qytetit në kulmin e sezonit turistik. Qosja tha se bizneset, për të cilat Balla shprehet i shqetësuar, e kanë mbështetur ndërhyrjen dhe se qytetarët kanë kërkuar prej kohësh zëvendësimin e pllakave ekzistuese.

“Të gjitha atyre bizneseve që Taulanti u qan hallin, të cilët më kanë marrë në telefon dhe më kanë kontaktuar, më kanë thënë: ‘Kryetar, ato duhet të ndërrohen’. Çdo qytetar që kalon aty më ka thënë se ato pllaka duhet të hiqen dhe të ndërrohen. Bëmë veprimin e duhur që i hoqëm ato pllaka për ta kthyer bulevardin në një rrugë me asfalt cilësor, me sinjalistikë europiane, siç e meriton qyteti i Kavajës. Do t’i ndryshohet komplet faqja asaj zone”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku demokrat i bëri thirrje Ballës të mos merret me punët e bashkisë, por të fokusohet te problematikat që, sipas tij, janë përgjegjësi e qeverisë. “Unë i them Taulantit të mos shqetësohet për punët e bashkisë. Duhet të shqetësohet për punët e qeverisë, sepse Kavajës ia keni hequr të gjitha. Për atë turizmin që thua se është i mrekullueshëm, sot zona e plazhit nuk ka ujëra të zeza. Ka 12 vjet që qeveria nuk ndërton rrjetin e ujërave të zeza në zonën e plazhit. Duhet të shqetësohesh që sot Kavaja nuk ka ujësjellësin, nuk ka Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, nuk ka gjykatë dhe nuk ka prokurori”, deklaroi Qosja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?