Video/ Kur Edi Rama sulmonte qeverinë për përmbytjet në Shkodër
Shkodra është përfshirë nga përmbytje të shumta ditët e fundit. Kjo situatë ndodh gati çdo vit që ka shira në këtë zonë. Ndërkohë qeveria shprehet se është në gatishmëri, por ajo nuk ka mundur të parandalojë situatën. Nën ujë janë mbi 5000 hektarë dhe mbi 700 shtëpi. Po ashtu ka mungesë të energjisë elektrike.
Pavarësisht kësaj situate alarmante prej disa ditësh, nuk është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërkohë që i pari i vendit, kryeministri Rama nuk ndodhet në Shqipëri, por në Turqi, duke mos u shqetësuar shumë për situatën.
Nëse kthehemi pas në kohë, vetë Edi Rama në vitin 2010, kur ishte në opozitë fajësonte qeverinë e asaj kohe dhe ish-kryeministrin Berisha për situatën e rënduar nga përmbytjet. Sipas tij, nuk është e mundur që përmbytjet të ndodhin pesë herë në vit, kur vendi qeveriset vërtetë.
“Është e pamundur, që të tilla katastrofa, të përsëriten pesë herë në vit, në rast se ka një qeveri, që qeveris dhe jo një pushtet që sundon. Në rast se ka institucione të cilët bëjnë punën e tyre, si mendoni ju, ka mundësi që arsyeja jonë të pranojë se nuk ka patur shira të tillë në të shkuarën? ” – shprehej aso kohe Rama.
Por sot kur Rama është vetë në pushtet, këto përmbytje vazhdojnë sërish të ndodhin gati çdo vit. Nuk dihet se në këtë rast e ka fajin shiu që bie apo qeverisja e Ramës.