Video/ Lëkundjet e forta sizmike, dy pallate pësojnë çarje edhe në kryeqytet, banorët dalin në rrugë

Lëkundjet e forta sizmike kanë shkaktuar dëme në disa pallate në kryeqytet. Gazetarja e “Panoramës”, Etleva Delia raporton se një pallat në zonën e “Freskut” ka pësuar dy çarje vertikale, ndërsa shton faktin se banorët e alarmuar kanë braktisur hyrjet e tyre.

“Ka pësuar dy çarje vertikale. Është pallat që është ndërtuar para tetë vitesh, është pallat i ri”-tha gazetarja. Ndërsa në një pikë tjetër të kryeqytetit, gazetarja e “BalkanWeb” Ida Ismalaj raporton se pikërisht në “Rrugën e Barrikadave” lëkundjet sizmike kanë shkaktuar dëme materiale në një pallat.

“Banorë ka brenda në këto momente. Nuk e di pse janë kaq të qetë.”-tha një qytetar te “Rruga e Barrikadave”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Lëkundjet e forta sizmike, dy pallate pësojnë çarje edhe në kryeqytet, banorët dalin në rrugë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?