Deputeti Lefter Maliqi ka folur me tone të ashpra gjatë fjalës së tij ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Nga foltorja e Kuvendit Maliqi i bëri apel shqiptarëve që ka ardhur koha që të ngrihen të gjithë këmbë kundër qeverisë “Rama”.
“Vendi s’ka nevojë për fjalë të bukura, por për protesta masive”, tha Maliqi.
