Video/ Maqedonasit ofendojnë shqiptarët në mes të sheshit të Shkupit

Në qendër të Shkupit gjatë ditës së djeshme (13 shtator), para ndeshjes mes Vardarit dhe Shkupit, janë dëgjuar thirrjet raciste ndaj shqiptarëve.

Turma brohoriste thirrjen raciste tashmë të njohur, ‘shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ dhe këngë të tjera kundër shqiptarëve.

Thirrjet kundër shqiptarëve nga ‘Komitët’ janë krejtësisht normale për qytetarin e Maqedonisë së Veriut dhe po ashtu nuk mbahet mend ndonjë që të jetë dënuar për këto thirrje raciste.

Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi tha se të rinjtë që brohorasin me gjuhë të urrejtjes në mes të Shkupit duhet të dënohen.

“Gjuha e urrejtjes dhe brohoritjet e sotme plot mllef të disa të rinjëve në mes të Shkupit është për tu dënuar. Sjellja e tillë nuk ka vend në shoqërinë tonë të re, shoqërinë e barabartë për të gjithë, me vlera euroatlantike. Indoktrinimi i rinisë dhe intoleranca etnike janë me afat të skaduar”, ka shkruar Grubi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

YouTube player

SHKARKO APP