FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Masa për sezonin e zjarreve, Çako: Qytetarët të sinjalizojnë çdo rast

Në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) u zhvillua mbledhja e Komitetit Teknik Këshillimor, me fokus masat e marra për përballimin e sezonit të zjarreve, situatën aktuale dhe forcimin e koordinimit ndërinstitucional. Takimi u zhvillua me drejtuesit e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në vend dhe u drejtua nga drejtori i Përgjithshëm i AKMC-së, Haki Çako.

Gjatë mbledhjes, Çako theksoi se takimi zhvillohet në zbatim të Planit Kombëtar për Emergjencat Civile, ndërsa nënvizoi se mbrojtja e jetës, shëndetit të qytetarëve, pronës dhe mjedisit mbetet prioriteti kryesor i strukturave përgjegjëse. “Temperaturat e larta të javëve të fundit kanë vënë në provë strukturat e mbrojtjes civile. Jemi në gatishmëri 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të garantuar reagim të shpejtë dhe efektiv në çdo situatë”, u shpreh Çako.

Sipas të dhënave të paraqitura gjatë takimit, nga data 22 qershor deri më sot janë regjistruar 160 zjarre në të gjithë vendin, nga të cilat 127 raste kanë qenë zjarre në sipërfaqe me bimësi, shkurre, ferra dhe zona të tjera të mbuluara me vegjetacion. Drejtori i Përgjithshëm i AKMC-së bëri të ditur se strukturat e mbrojtjes civile kanë kapacitete të plota operacionale dhe janë të angazhuara për reagim në kohë reale ndaj çdo situate emergjente.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Strukturat e mbrojtjes civile kanë kapacitete të plota dhe reagojnë në kohë reale. Megjithatë, asnjë kapacitet nuk është i mjaftueshëm pa sinjalizimin në kohë nga qytetarët”, theksoi Çako. Ai u bëri apel qytetarëve për bashkëpunim dhe raportim të menjëhershëm të rasteve të zjarreve, duke garantuar se masat e marra synojnë mbrojtjen e qytetarëve dhe turistëve në të gjithë territorin e vendit. Çako vlerësoi gjithashtu koordinimin e vazhdueshëm mes të gjitha strukturave përgjegjëse, përfshirë Policinë e Shtetit, shërbimet e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH), Urgjencën Mjekësore dhe Forcat e Armatosura.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?