VIDEO/ Masat antiterror, policia zbarkon në Rinas, të pranishme dhe FNSH

Forca të shumta policie mbajnë prej ditës aeroportin e Rinasit nën mbikëqyrje. Masat e shtuara kanë ardhur menjëherë pas sulmeve terroriste në Turqi. Të pranishme janë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Masat mësohet se janë marrë në kuadër të parandalimit të akteve terroriste.
“Live: Ne Rinas. FNSH e angazhuar për sigurinë e jetës se udhëtarëve dhe sigurinë e aeroportit. Masat në kuadër të parandalimit të akteve terroriste”, shkruhet në një video të postuar në facebook nga Policia e Shtetit.
(m.k/BalkanWeb)

