VIDEO/Mbërrin në atdhe trupi i pajetë i major Tanushit

Ka mbërritur në atdhe, trupi i pajetë i majorit, Klodian Tanushit. Komandanti i kontigjentit shqiptar në Letoni, humbi jetën në krye të detyrës në misionin e NATO-s.

Ai u përcoll me nderimet më të larta ushtarake nga kolegët e tij në vendin baltik, ndërkohë që në orën 13:10 aeroplani ushtarak me trupin e pajetë të Majorit Tanushi u ul në aeroportin e Rinasit.

Homazhet për komandantin e kontingjentit shqiptar në Letoni, do të zhvillohen ditën e enjte në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 10:00-12:00. Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, major Tanushit do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?