VIDEO/ Mbështetje fermerëve, ministrja Denaj: 50% grant për investime në sektorin bujqësor

Fermerët që synojnë të investojnë në mbjellje të reja pemësh frutore, agrumesh, ullishtesh dhe vreshtash do të përfitojnë 50% grant nga Skema Kombëtare e Investimeve 2025, e cila është hapur për aplikime deri më 30 shtator. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi sot një takim me fermerë të qarkut të Beratit, me qëllim sqarimin e kritereve të aplikimit.

”Pjesëmarrësit patën mundësi të merrnin përgjigje të detajuara për çdo pyetje konkrete që kishin lidhur me aplikimin. Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron 50% grant për investime në sektorin bujqësor dhe mund të kombinohet me Kredinë e Butë me normë interesi deri në 2% dhe Garancinë Sovrane me mbulim kolaterali deri në 70%”.

Aplikimet kryhen pranë zyrave qendrore të AZHBR-së, ndërsa skema përfshin gjithsej 9 masa mbështetëse për sektorin bujqësor. Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bujqësisë shqiptare dhe përmirësimit të kapaciteteve prodhuese në përputhje me objektivat e Bujqësisë 2030.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?