VIDEO/ Me maska dhe dezinfektantë, 100- vjetori ndryshe i Luftës së Vlorës
100- vjetori i Luftës së Vlorës rastisi pikërisht në mes të një pandemie me të cilën Shqipëria po lufton prej muajsh. Por kjo nuk ndaloi përkujtimin e saj me një ceremoni solemne.
Në Vlorë politika duket se është bërë bashkë, të paktën sa i përket Ramës e Metës, teksa edhe të pranishmit duhet të gjithë të respektojnë masat e COVID-19.
Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb duket se si në ”Sheshin e Flamurit” në Vlorë të ftuarit janë me maska, dezinfektant në hyrje dhe karriget në distancë.