Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 10:29 Spanja pëson humbje pas 43 ndeshjesh, nuk ndodhte nga viti 2023 Një fitore spektakolare për Anglinë, që mposhti Spanjën me rezultatin 3-2 në Madrid, duke i dhënë fund një serie fantastike prej 43 ndeshjesh pa…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VIDEO/ Meta denoncim nga qelia dhe shigjeton ministrin Manja: Ata që janë sot në burgje, mbi 1/3 e tyre pa asnjë akuzë

Aktualitet E premte, 2 Maj 2025 15:34
VIDEO/ Meta denoncim nga qelia dhe shigjeton ministrin Manja: Ata që janë sot në burgje, mbi 1/3 e tyre pa asnjë akuzë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga qelia e bugur, Presidentit i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë rezymë dhe ka “shigjetuar” ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, lidhur me masën e paraburgimit, që sipas tij keqpërdoret nga gjykatat. Përmes një audiomesazhi, Meta shprehet se gati 2/3 e qytetarëve, që janë sot në burgje, janë të paraburgosur dhe mbi 1/3 e tyre pa asnjë akuzë.  ‘‘Ministri famoz i Drejtësisë, ai i “Dosjes 184”, të krimeve elektorale të Dibrës, i cili duhet të ishte sot në qeli, duke vuajtur dënimin e tij për krimin elektoral që tronditi edhe mediat europiane, Bundestagun dhe Parlamentin Europian dhe që bllokoi për vite të tëra integrimin”.

Postimi i plotë

Ministri famoz i Drejtësisë, ai i “Dosjes 184”, të krimeve elektorale të Dibrës, i cili duhet të ishte sot në qeli, duke vuajtur dënimin e tij për krimin elektoral që tronditi edhe mediat europiane, Bundestagun dhe Parlamentin Europian dhe që bllokoi për vite të tëra integrimin. Por ai ishte dje në emision, duke mashtruar publikisht për situatën dramatike në burgjet shqiptare, ku abuzimi me paraburgimin ua kalon edhe vendeve më diktatoriale afrikane. Gati 2/3 e qytetarëve, që janë sot në burgje, janë të paraburgosur dhe mbi 1/3 e tyre pa asnjë akuzë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nëse mesatarja në vendet e Bashkimit Europian, është 22–25% e totalit të popullsisë në burgje, në Shqipëri, kjo mesatare është gati 3 herë më e lartë, duke sjellë një mbipopullim të theksuar dhe kushte skandaloze. Numri ekstremisht i lartë i të paraburgosurve, është një nga treguesit më demaskues të regjimit policor dhe arbitrar të Edi Ramës, që s’ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës dhe standardeve europianë të drejtësisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky numër kaq i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri, dëshmon abuzimin e hapur me paraburgimin, që përdoret si mjet penal përpara se të ketë vendim gjykate, gjë që e bën inekzistent parimin e pafajësisë deri sa të provohet faji. Kjo sjell zvarritje pa fund të proceseve gjyqësore dhe këtu, për fat të keq ka njerëz, që janë marrë në pyetje vetëm një herë, gjatë dy viteve paraburgim dhe pa asnjë akuzë.

Mund t'ju interesojë

Thjeshtimi i vizave të Indisë: Formulari i aplikimit zvogëlohet me 65-70%, kategoritë nga 13 në 9

Thjeshtimi i vizave të Indisë: Formulari i aplikimit zvogëlohet me 65-70%, kategoritë n...

Para 44 minutash
Hera e dytë brenda dy javësh, shpërthim me tritol në një dyqan lulesh në Tufinë. Policia jep detajet

Hera e dytë brenda dy javësh, shpërthim me tritol në një dyqan lulesh në Tufinë. Polici...

Para 55 minutash
Dyshohet si bashkautor në vrasje, arrestohet i riu

Dyshohet si bashkautor në vrasje, arrestohet i riu

Para 1 ore

Ndaj, jo vetëm “Amnesty International”, por edhe Këshilli i Europës edhe Komiteti për Parandalimin e Torturës, e kanë kritikuar vazhdimisht Shqipërinë, për situatën e rëndë në burgje, për mungesën e transparencës së trajtimit të ankesave të të burgosurve, për mungesën e stafit mjekësor dhe terapeutik, që ka çuar deri në kushte të trajtimit çnjerëzor për qindra të paraburgosur me probleme shëndetësore. Vetëm duke votuar për “Aleancën për Shqipërinë Madhështore”, Shqipëria do të përmbushi standardet europiane të të drejtave të njeriut dhe do të garantojë një sistem të drejtë dhe human të drejtësisë penale.

Si mund të shqetësohet për të drejtat e njeriut në burgje, një Kryeministër, që 12 vite më parë premtoi shëndetësi falas , ndërsa tani edhe “Amnesty International” , siç u detyrua ditët e fundit, theksoi trajtimin çnjerëzor të qytetarëve të lirë, siç e dinë të gjithë dhe të sëmurë, jo vetëm tek Onkologjiku. Statistikat skandaloze me mijëra të paraburgosur, ku mbi një mijë prej tyre nuk kanë akuzë, nuk e fshehin faktin se qëllimisht janë lëshuar fletë-arrest fiktive, ndërkohë që duhet të ishin ndaluar prej kohësh për kriminelë elektoralë të provuar nga përgjimet ndërkombëtare, të cilët sot veprojnë për llogari të Edi Ramës, në Elbasan, në Durrës, në Lezhë, në Shkodër dhe në zona të tjera.

Por më 11 Maj, ata të gjithë do të marrin përgjigjen e merituar, ne do të rishikojmë Kodin Penal, në përputhje me standardet europiane dhe qindra të paraburgosur, do të hetohen në liri. Nuk do ketë më zvarritje të proceseve hetimore dhe gjyqësore. Ndërkohë në burgje, me prioritet, do të vijnë kriminelët elektoralë , që nga ata të dosjes që fle të Dibrës dhe deri te këta të zgjedhjeve të 11 Majit.

Etiketat e lidhura

ilir meta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spanja pëson humbje pas 43 ndeshjesh, nuk ndodhte nga viti 2023
Para 16 minutash

Spanja pëson humbje pas 43 ndeshjesh, nuk ndodhte nga viti 2023

Berisha paraqitet në SPAK
Para 26 minutash

Berisha paraqitet në SPAK

Vazot e kualifikueseve të “EURO 2028”/ Shqipëria zyrtarisht në Vazon 3, shorti hidhet më 6 dhjetor
Para 37 minutash

Vazot e kualifikueseve të “EURO 2028”/ Shqipëria zyrtarisht në Vazon 3, shorti hidhet më 6 dhjetor

Thjeshtimi i vizave të Indisë: Formulari i aplikimit zvogëlohet me 65-70%, kategoritë nga 13 në 9
Para 44 minutash

Thjeshtimi i vizave të Indisë: Formulari i aplikimit zvogëlohet me 65-70%, kategoritë nga 13 në 9

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
Para 23 orësh

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 11 orësh

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

3 Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja

4 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
15 Nëntor 2026, 06:39

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.