FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Ministri i Mjedisit, Jaupaj: Shqipëria është e angazhuar për të forcuar politikat mjedisore

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj mirëpriti këtë të martë një takim të rëndësishëm rajonal me përfaqësues nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, si dhe partnerë ndërkombëtarë, në kuadër të forcimit të dialogut dhe bashkëpunimit për çështjet mjedisore në rajonin e Mesdheut.

Jaupaj tha se kjo platformë e përbashkët synon të nxisë bashkëpunimin rajonal për adresimin e sfidave mjedisore, të cilat kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata, duke pasur parasysh se mjedisi dhe natyra nuk njohin kufij. Ministri theksoi se për Shqipërinë ky angazhim është në përputhje të plotë me rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian dhe me prioritetet për zhvillim të qëndrueshëm, duke kaluar nga qasje të fragmentuara drejt politikave më të integruara dhe efektive.

Ai nënvizoi se rajoni ndodhet në një moment kyç, ku sfidat mjedisore ndërthuren me ato ekonomike dhe sociale, çka e bën bashkëpunimin ndërmjet vendeve edhe më të domosdoshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë kuadër, iniciativa si MedProgramme konsiderohen thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme, si për qytetarët ashtu edhe për mjedisin. Jaupaj u shpreh se “Shqipëria mbetet e angazhuar për të forcuar politikat mjedisore dhe për të përmbushur standardet evropiane në këtë fushë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?