VIDEO/ Ministri Taulant Balla vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, takim me homologun Al Nayan

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, po zhvillon një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe. Balla ka ndarë një video ku është pritur në një takim nga zëvendëskryeministri dhe ministër i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Saif Bin Zayed Al Nayan.

Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit. Gjatë takimit, Balla i ka dhënë homologut Al Nayan fanellën e kombëtares shqiptare.

“Abu-Dabi-I nderuar nga mikpritja e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Brendshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe Saif Bin Zayed Al Nayan, me të cilin do të diskutojmë mbi forcimin e bashkëpunimit”, shkruan Balla në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?