VIDEO/ Ndiqte ambulancën në autostradë, gjobitet dhe i pezullohet patenta

Një drejtues automjeti është gjobitur dhe i është pezulluar patenta pasi u kap teksa ndiqte një ambulancë në shërbim emergjence në aksin Durrës-Tiranë. Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve që apelon që mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i Policisë

Ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence, procedohet me masë administrative dhe pezullim të lejes së drejtimit drejtuesi i automjetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia Rrugore e Tiranës në vijim të kontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, ka konstatuar dhe ndaluar një automjet që ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj drejtuesit të automjetit u vendos masa administrative 30000 lekë të rinj si dhe pezullimi i lejes së drejtimit 12 muaj. Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe veçanërisht për të mos ndjekur nga afër dhe shfrytëzuar progresionin e lëvizjes së mjeteve të emergjencave, me sisteme zanore dhe pamore ndezur.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?