(VIDEO) Nënë e bijë sherr për çadrën në plazh

Nëse jeni në plazh, bëni mirë të kujdeseni që të mos uleni në një çadër të zënë sepse mund ta pësoni keq. Rasti më i fundit vjen nga Borshi, ku një vajzë është ulur në çadrën e një zonje. Kjo e fundit i merr kamerdaren dhe ia përplas më tutje, si për të thënë që vendi është i zënë. Vajza që kishte kamerdaren e shtyn zonjën, ndërsa në ndihmë të kësaj të fundit ka ardhur menjëherë e bija. Ajo fillon ta godasë vajzën me shpulla dhe me shqelma, siç duket në video.

Më pas mes tyre ndërhyn bashkëshorti i vajzës që zuri çadrën, i cili është me fëmijë në krah. Sipas raportuesit, menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila nuk ka lejuar që të vazhdojë konflikti, ndërsa vajza me bashkëshortin dhe fëmijën e saj janë larguar pas konfliktit me pushueset tjera.

“Ja cbehet n borsh per punen e cadres. U zun nen e bij pasi plazhistja u ul n cadren e tyre duke mos ditur qe cadra esht e asaj vajzes. Goca me te verdha ka mama ate gruan me fustanell qe hodhi komerdaren roz. Cadra esht e tyre. Po cadra ishte e tyre dhe plazhistja nuk e dinte. Vajza i erdhi n ndihm te emes. Po cadra ishte e tyre dhe plazhistja nuk e dinte. Jo zotria ishte burri i asaj gruas me robananjo roz dhe sherri u nderpre me aq pasi erdhi dhe policia dhe plazhistja me burrin qe kishte dhe femin n krah u larguan”. JOQ

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?