VIDEO/ Nga gomonia, direkt në Tiranë me avion ”çarter”

11 shqiptarë janë kthyer me një avion “çarter” vetëm pak pasi kishin kaluar me gomone Kanalin e La Manshit nga Franca në Angli.

Sipas medias britanike ”Daily Mail”, 11 emigrantët shqiptarë janë kthyer në Tiranë gjatë javës së kaluar. Kur ata arritën nga Franca në Angli, u vendosën fillimisht në një ish-bazë ajrore në Manston, Kent, e cila është duke u përdorur për vendosjen e emigrantëve.

Numri i emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin e La Manshit u rrit në fillim të verës dhe tani ata përbëjnë 60% të të gjithë emigrantëve që kalojnë në Angli nga veriu i Francës. Që prej fillimit të vitit, rreth 37 mijë emigrantë kanë kaluar në Britani me gomone, nga të cilët 10 mijë janë shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?