VIDEO/ PD publikon pamjet e parcelave me kanabis. Policia: Doli sekreti hetimor

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=_oEfi2vOj3w&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

Partia Demokratike publikoi sot pamje filmike me parcela të mbjella me kanabis që sipas saj janë në luginën e Lumit të Vlorës.
Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike Ervin Salianji, tha se kjo është dëshmia e mbushjes së vendit me drogës dhe rritjes së biznesit kriminal drejtohet nga ministri i Brendshëm.
“30 për qind e fitimit të çdo bime të mbjellë, ndahet mes shefave të policisë dhe Tahirit. Ky është pazari që garanton mbjelljen, rritjen, korrjen dhe transportin e drogës. Pamjet janë filmuar pikërisht në zonën e Lumit të Vlorës, aty ku habilajt e Tahirit kanë kontroll absolut mbi territorin.
Parcela pa fund që lulëzojnë, që sjellin qindra milionë euro për bandat e trafikantët, për njerëzit e afërt të Tahirit, i cili, përveç shumë garancive të tjera, u dha habilajve edhe makinën e tij private, taksinë e drogës AA003GB, për tu siguruar paprekshmëri e semafor jeshil për lëvizjet e tyre. Kjo pra është dëshmia e gjallë e krimit të veshur me pushtet e pushtetit të veshur me krim”,- tha ai.

Në një reagim, Policia e Shtetit thotë se pamjet janë siguruar prej saj dhe se opozita po u bën jehonë aksioneve të Policisë së Shtetit. Në deklaratë thuhet se do të merren masa për punonjësit e policisë që kanë publikuar pamjet e dosjes hetimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

 “Pamjet që u transmetuan sot nga PD janë filmuar nga vetë Policia e Shtetit si pjesë e punës intensive për dosjen hetimore përkatëse. Bazuar mbi këto hetime (përfshirë edhe pamjet) u zhvillua aksioni për asgjësimin e këtyre bimëve narkotike dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të shkeljes së ligjit. Ndërkohë, Policia e Shtetit bën me dije se kanë nisur verifikimet dhe do të vihen përpara përgjegjësisë ligjore e penale të gjithë punonjësit e policisë, të cilët kanë nxjerrë sekretin hetimor, duke ekspozuar detaje të një dosje në hetim”, thuhet në reagim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?