Video- Pisha bie mbi makinën në ecje pranë Urës së Uznovës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Beratit. Drejtuesi i një mjeti me targë AA295NT, ka shpëtuar për mrrekulli, pasi një pishë ka rënë mbi makinën e tij teksa ishte në ecje.

Pamjet që vijnë nga vendngjarja për “BalkanWeb” tregojnë sesa serioze ka qenë vërtet situata, pasi degët e pishës kanë mbuluar thuajse plotësisht makinën.

Pisha e rrëzuar, e cila ka mbuluar të gjithë gjerësinë e rrugës, ka zënë poshtë edhe kabujt e energjisë elektrike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, dhe forcat zjarrfikëse. Sakaq, aty janë mbl;edhur edhe banorë të zonës, dhe drejtues të tjerë të mjeteve, që po lëviznin në këtë rrugë.

Swiss Digital Mobile Reklama
Pisha bie mbi makinën në ecje pranë Urës së Uznovës, pamjet që ju lënë me gojë hapur

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?