VIDEO/ Pjesë e Forcave të Armatosura, Rama: Regjistrimet deri në 31 mars

Kryeministri Edi Rama, thotë se është hapur thirrja për rekrutime në Forcat e Armatosura, ndërsa afati për dorëzimin e dokumentacionit do të jetë data 31 mars. “Hapet thirrja. Bëhu pjesë e Forcave të Armatosura. Afati për dorëzimin e dokumentacionit: 31 mars 2025”, shkruan Rama, krahas një videoje informuese në rrjetet sociale për rekrutimin e ushtarëve/detarë aktivë në FA.

Në kushtet e një profesionalizmi më të lartë të FA-së dhe një angazhimi gjithnjë e më të madh në përmbushje të detyrave në mbrojtje të vendit dhe në interes të Aleancës, Ministria e Mbrojtjes vlerëson se rekrutimi i ushtarëve me një profil sa më të lartë është thelbësor për FA-në. Ushtritë e vendeve të NATO-s i kushtojnë një vëmendje të madhe këtij problemi, në mënyrë të veçantë instrumenteve të përzgjedhjes dhe motivimit të tyre.

Rekrutimi i ushtarëve/detarëve ka një impakt të rëndësishëm mbi të ardhmen e FA-së. Për këtë arsye kërkohet që të rekrutohen shtetas me një profil cilësor, të aftë nga ana fizike dhe shëndetësore dhe me një nivel të lartë kulturor. Një gjë e tillë mund të arrihet nëpërmjet përsosjes së sistemit të përzgjedhjes dhe motivimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?