VIDEO/ Policia në Shkodër operacion antidrogë: Sekuestrohen 5 kg kanabis

Policia e Shkodrës finalizoi sot operacionin antidrogë të koduar “Kiras”, ku sekuestroi 5 kg lëndë e dyshuar cannabis sattiva, si dhe vuri në pranga 2 persona e shpalli në kërkim një të tretë. Aksioni për arrestimin e trafikantëve i ngjan skenave të një filmi, të paktën kështu duket në video.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit : Edmir Demiraj, 28 vjeç, banues në Shkodër, Avni Kuçaj, 30 vjeç, banues në Shkodër si dhe u shpall në kërkim A.SH. 18 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i 2 shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë me një sasi prej 5 kg 32 gr lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva, ku dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin e shpallur në kërkim do e shisnin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

Swiss Digital Mobile Reklama
  • një automjet tip Benz me targa AA 399 CI
  • një automjet tip Citroen me targa AA 584 MO

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 283-25 i Kodit Penal.

Momenti i sekuestrimit të 5 kg droge në Shkoder

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?