Video/ Policia Rrugore në aksion, ja ç’po kontrollon kësaj here

Policia Rrugore e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, po vijon punën për kontrollin e automjeteve të shërbimit publik, të atyre që transportojnë fëmijë në shkolla e kopshte, autobuzë, taksi si dhe autovetura të tjera që dyshohet se ushtrojnë aktivitet të paligjshëm, pa licencë, duke mos u stacionuar në terminalet e përcaktuara nga Enti Pronar dhe në kundërshtim me kushtet dhe kriteret e certifikatave të transportit rrugor.

Janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e qytetit, në orare të ndryshme dhe sipas hartës së evidentuar më herët si zona problematike përsa i përket transportit publik.

Janë konstatuar e ndëshkuar për mangësi të ndryshme 90  drejtues automjetesh, për informalitet në fushën e transportit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu në zbatim të këtij plani janë evidentuar dhe ndëshkuar 25 drejtues  automjetesh që transportojnë fëmijë pa vendosur rripin e sigurimit, dhe për mangësi të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?