Video që po bën xhiron e botës/ Papa kërkon falje gruas e cila nuk e lëshonte…

Një incident i pakëndshëm ka ndodhur në Sheshin e San Pietros në Vatikan. Papa Françesku kishte dalë në sheshin e Shën Pjetrit për të përshëndetur fëmijët dhe të rriturit, në natën e ndërrimit të viteve.Megjithatë një grua që ishte në turmë iu afrua dhe e kapi për dorë duke mos e lëshuar, derisa e detyroi të parin e kishës katolike që ta godasë në dorë që të çlirohet nga ajo.Sikur kjo të mos mjaftonte ai u pa duke i bërtitur para të pranishmëve, e ky moment u kap nga kamerat e mediave të shumta që ishin prezentë në këtë ngjarje.

Por, pasi videoja bërë xhiron e botës, Papa kërkoi falje që e kishte goditur në dorë gruan ku tha: “Shumë herë humbim durimin. Edhe unë e humba, i them më fal gruas për këtë shembull të keq”.Gruaja e kapi duke e tërhequr për mënge Papën, çka nuk lejohet kurrsesi. Por edhe pasi e tërhoqi ia mbante dorën duke mos e lenë të ecte. Mediat italiane shkruajnë se gruaja ishte e pirë. E megjithatë Papa deklaroi gruas, më vonë”:  “Më fal”.Gruaja shikohet se e ka tërhequr Papën, sa për pak edhe mund ta rrëzonte. Në turma ka edhe njerëz të tillë!

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?