VIDEO/ Rama: BE e konfirmon që Shqipëria nuk ndalet në rrugën e anëtarësimit
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video, ku shkruan që ”BE e konfirmon: Shqipëria nuk ndalet në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian”. Po sot theksoi se progresraporti i publikuar dje nga Komisioni Evropian për vitin 2025 thotë shumë gjëra, por mbi të gjitha thotë që Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbyllur teknikisht negociatat brenda 2027-ës.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato i dorëzoi kryeministrit Edi Rama progresraportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, i cili u bë publik ditën e djeshme. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Gonzato u shpreh se dje Komisioni Evropian miratoi edhe paketën e zgjerimit për vitin 2025, ku përfshihet edhe Shqipëria.
”Raporti i këtij viti publikohet në një moment shumë të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE. Pesë nga gjashtë grup-kapitujt negociues tashmë janë hapur dhe po punohet për hapjen e grup-kapitullit të fundit. E gjithë kjo është arritur me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe përgëzoj autoritetet shqiptare për këtë rezultat të shkëlqyer”, tha Gonzato.
KOHA JONË SONDAZH

