I bie të fikët,reagon Eni Çobani për ngjarjen tek “E diela shqiptare”(Video)

Përballja me djalin e saj në emisionin “Shihemi në gjyq” te programi e “E diela shqiptare” i ka shkaktuar një tronditje të madhe emocionale nënë Feridesë, së cilës i ra të fikët në skenë. Ajo ishte përfshirë në një sherr me të birin për çështje pronësie dhe nuk flisnin prej katër vitesh.

“Ishte një situatë shumë e rëndë, madje surprizë ishte dhe ardhja e djalit, i cili e tensionoi situatën dhe e bëri të ndihet edhe më keq nënën e tij. Na la pak të mendonim për pjesën ligjore, sepse në situata të tilla përfshihesh shumë emocionalisht”, thotë për Opinion.al moderatorja e “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani.

Duke folur për marrëdhënien mes nënë Feridesë dhe djalit të saj Eltonit, Eni Çobani sqaron se “është djali ai që kërkon më shumë seç duhet nga pronat e bashkëshortit të nënës së tij. Eltoni është rritur nga nëna dhe nga burri i saj. Ata i kanë dhënë një pjesë të mirë të pronës, por ai kërkon të marrë edhe më shumë nga çfarë i takon”, sqaron juristja Eni Çobani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo siguron se tani kur marrëveshja nuk u arrit me ndërmjetësim, ajo do të prishet me një kontratë shitlblerje dhe prona do te shkoj tek i zoti. “Me ndërmjetësim Eltoni do të fitonte më shumë, por ai nuk e pranoi këtë gjë”, ka thënë Eni Çobani.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/anamedia.al/videos/676903332452714/?theater

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?