VIDEO/ Refuzoi të paguante tarifën e udhëtimit, klienti afrikan godet taksistin shqiptar me çekiç pas koke

Një sulm brutal ka ndodhur në zonën e Lodit në Itali, ku një taksist shqiptar është goditur prapa koke me çekiç nga një afrikan. Për të shmangur pagesën prej 80 eurosh të tarifës, 25-vjeçari afrikan nxori çekiçin dhe sulmoi 40-vjeçarin shqiptar, i cili për fat të mirë reagoi shpejt duke dalë menjëherë nga makina. Kamerat e taksisë dhe dëshmia e një banori, i cili ka dëgjuar britmat dhe ka dhënë informacion, kanë bërë të mundur arrestimin e autorit.

SHKARKO APP