VIDEO/ Rinia e çme*ndur nga TikTok-u, 20-vjeçari i lë timonin pasagjerit dhe ngjitet mbi makinë

Çmenduritë për rrjetin social TikTok nuk kanë të sosur në vendin tonë. Një 20-vjeçar në Korçë është dënuar me një gjobë të majme si edhe me heqjen e lejes së drejtimit pas kryerjes së manovrave të rrezikshme me automjetin tij në një zonë të banuar. Pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale autoritetet identifikuan 20-vjeçarin M.M, banues në Pogradec, i cili ka hipur mbi kabinën e automjetit, ka kryer manovra të rrezikshme dhe ka penguar qarkullimin, në zonë të banuar, ndërkohë që manovrat me timonin i ka kryer pasagjeri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?