VIDEO/ Rinia të qëndrojë në vend dhe jo të ikin në Britani, ambasadori në Kukës: Investime në rritjen ekonomike
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, ka organizuar një tur tre ditor në veri të Shqipërisë, për rritjen e investimeve për të rinjtë, në mënyrë që ata të krijojnë të ardhmen në vendlindjen e tyre. Ditën e djeshme ata vizituan Kukësin, ndërsa sot dhe nesër do të jetë në Tropojë. ”Po dëshmojmë partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë përmes mbështetjes britanike për të ardhmen e veriut të Shqipërisë duke u fokusuar tek të rinjtë”.
Ky tur nxjerr në pah nismat e rëndësishme të financuara nga Mbretëria e Bashkuar në këtë rajon, të cilat përqëndrohen në nxitjen e inovacionit, arsimit, sipërmarmarrjes dhe krijimit të vendeve të punës. Banorët do të mësojnë për mundësitë për të marrë pjesë aktive në këto nisma.
Ambasadori Nicholas Abbott tha gjatë vizitës së tij në Kukës: ”Mbretëria e Bashkuar është partneri juaj për rritjen ekonomike dhe sipërmarrjen. Ne besojmë në potencialin e Shqipërisë dhe jemi të angazhuar të punojmë me ju si partnerë për përparim”.