VIDEO/ Rrëshqitjet e tokës ndajnë në mes banesën në Lezhë
Në fshatin Sukaxhi, Njësia Administrative Ungrej në Lezhë, është shembur një banesë si pasojë e rrëshqitjeve të tokës.
Siç raporton gazetari i Ora News, Elvis Hila, banesa është në pronësi të shtetasit Pjeter Ndue Fizi.
Banesa është ndarë në mes, duke u kthyer në një rrezik për familjarët.
Familjarët janë larguar tashmë duke u strehuar tek të afërmit e tyre, ndërsa e shohin të pamundur rikthimin e tyre aty.
Nga ana e organeve shtetërore, nuk ka ende asnjë ndihmë për banorët e prekur nga përmbytjet, edhe pse sipas të dhënave zyrtare, flitet për disa ndihma që qeveria ka vënë në dispozicion për ta.